KreuCelebrity

Rikthehet rreziku, Albana Fico: Po rriten shifrat e infektimeve me Covid 19!

Rikthehet rreziku, Albana Fico: Po rriten shifrat e infektimeve me Covid 19!

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico u shpreh se ka pasur një rritje të numrit të rasteve me Covid 19. Sëmundja nuk është larguar ende, edhe pse ndjesia e përgjithshme duket sikur është e kundërta. Fico tha se shifrat e shtuara duhet të shërbejnë si sinjal se masat nuk duhen harruar, ndërsa bëri sërish thirrje për imunizim.  Lidhur me shqetësimet për variantin Delta, ajo shpjegoi se kampionet po analizohen për të parë nëse ky variant ngjitës i virusit ka hyrë edhe në territorin shqiptar. Deri më tani, zyrtarisht nuk është konfirmuar ndonjë rast.”Prej 2-3 javësh kemi folur për sinjale të pazakonta. Kemi marrë mostra, i kemi në Laboratorin e Referencës dhe vijojmë me monitorimin. E rëndësishme është të kuptojmë që pavarësisht shtrimeve spitalore shumë sporadike dhe fatmirësisht humbjeve të munguara të jetës, ne shikojmë që ka rritje të vogla të infeksioneve. Ndaj nuk duhet të harrohen masat dhe apeli ynë dhe apeli ndërkombëtar është vaksinim, vaksinim, vaksinim”, tha Fico, një ditë pas raporteve për 18 të infektuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF