Orinda dhe Turi janë prindërit më të rinj të showbizit shqiptar dhe duket se po e shijonë pafund këtë gjë.
Turi i ka surprizuar të gjithë me përkushtimin e tij, teksa ka vendosur që të qëndrojë në maternitet pranë vogëlushes së tij dhe personit të zemrës. Me anë të një Instastory ai na tregoi se është shumë i vëmendshëm teksa pediatri iu jep këshillat e nevojshme për të porsalindurën e tyre.
Ndërkohë që ai ka publikuar edhe një portret shumë të bukur familjar, duke na treguar se si i gjeti mëngjesi i sotëm, “Përralla me mbret”, ka shkruar Turi krah fotografisë ku shfaqet duke i lexuar një libër Atarës teksa ajo fle në prehrin e mamit.