Përgjithësisht, ka preferuar fustanet pas trupit që i nxirrnin në pah format perfekte, por këtë radhë Sharon Stone befasoi me fustanin e mrekullueshëm të fryrë me lule, i cili bëri që aktorja e famshme të rrëmbente të gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë!
Stonë është do të jetë në këtë event të rëndësishëm ylli i galasë vjetore, amfAR, bamirësia e fondeve për kërkimet për SIDA-n, që ka qenë gjithmonë një nga pikat kryesore të Kanës. Diva e Hollivudit ngjante me një perëndeshë me fustanin prej tyli bojëqielli dhe lule të mëdha të bukura të qepura mbi të nga Dolce & Gabbana, të cilin e kishte kombinuar me një palë vëthë të mëdhenj të varur, që gjithashtu ranë mjaft në sy! Shumë nga komentuesit thonë se ky është fustani më i bukur deri tani në tapetin e kuq të Kanës!