Ca kohë preferoi qetësinë, por tani Elvana Gjata ka marrë revanshin. Verën e këtij viti, këngëtarja e paska plot surprizë dhe më e fundit e tyre, bëhet publike nesër! Është fjala për një projekt me një këngëtar mjaft të dashur për publikun shqiptar, Ylli Limani.
Fansat pyesin veten nëse do të befasohen me ndonjë baladë të bukur! Pas lancimit të shtatë këngëve, në qershor Elvana paralajmëroi se një hit ishte rrugës, dhe ai mbërriti vërtet. “Loti” u ngrit në nivelin e pritshmërive, duke mos i zhgënjyer aspak ndjekësit e saj!