KreuCelebrity

Bieta Sulo mbyll sezonin e “Ftesë në 5”, por a do të jetë më në “Top Channel”?

Që kur partner ii saj, Alban Dudushi u largua nga Top Channel, zërat se nga pas do ta ndiqte dhe ajo vetë nuk pushuan. Por Bieta Sulo, që sot mbylli sezonin e radhës të “Ftesë në 5”, i hodhi poshtë pretendime të tilla.

Me një shkrim të kushtuar stafit dhe publikut, moderatorja la të kuptohet se pas pushimeve, emisioni i saj do të vazhdojë në të njëjtin ekran. “Mberritem ne stacionin e fundit te @tch_ftesene5 Se bashku me stafin tim me te ngushte, jemi shume te gezuar dhe te nderuar per te gjithe mbeshtetjen fantastike te ketij sezoni te 3-te me jo pak veshtiresi, por te suksesshem dhe me te ndjekur te pasditeve shqiptare. Jemi ndalur ne me shume se 200 stacione pergjate ketij sezoni duke u pershendetur me mbi 1 000 te ftuar, duke bashkendare eksperienca, emocione, mendime, plane, deshira & endrra. Stacione te tjere na presin, me me teper energji dhe perkushtim, pas nje vere te bukur… perqafime”, ka shkruar Bieta ndërsa në mbyllje të programit tha: “Shihemi këtu, në shtator”, duke i dhënë fund kështu aludimeve!

 

 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF