Edhe pse është vajza e njërës prej femrave më joshëse të Hollivudit, Hazel Moder më shumë ngjan nga i ati i saj kineast, por sërish është aq e bukur, ndonese nuk përdor pothuajse fare make up! Edhe në tapetin e kuq, Hazel u shfaq ujë e sapun, megjithatë sërish arriti t`i bënte kokat të kthehen e të marrë shumë lavdërime për pamjen e saj.
Edhe veshja e 16 vjecare ishte mjaft e thjeshtë: adoleshentja kishte zgjedhur një fustan vintage, në ngjyrë të verdhe me kopsa i cili praktikisht nuk nxirrte në pah asnjë formë të trupit.
“Më në fund një 16-vjeçare pa makeup e që duket fëmijë, ashtu siç është”,- kanë shkruar disa komentues, ndërsa fotot e Hazel janë shpërndarë gjithandej, duke tërhequr lëvdata pafund!