Arbana Osmani numëron mbi 781 mijë ndjekës në Instagram, dhe çdo ditë zgjedhë të ndajë me fansat e saj momente nga jeta e saj e përditshme.
Mbrëmjen e djeshme ajo kishte përgatitur një darkë speciale për partnerin e saj Eduartin, nga i cili mori vlerësimet maksimale, duke u shprehur se sushit që bën Arbana nuk ka restorant që i konkurron.
Arbana ftoi ndjekësit e saj t’i bënin pyetje Eduartit, nga ku zbuluam shumë gjëra rreth lidhjes së tyre. Teksa u pyet se çfarë preferon tek Arbana, ai u shpreh se nuk mjaftojnë 15 sekonda për ta thënë këtë, “Do të duhej një dokumentar”, tha ai duke e emocionuar moderatoren.
Ndërkohë për të gjithë ju që keni kuriozitetin të dini se si është të jetosh me Arbanën, “Më bukur se sa duket”, shprehet ai, ndërsa më tej zbuloi se inatin më shumë në lidhjen e tyre kur debatojnë e mban Edi.
Gjithashtu nga ndjekësit nuk mund të mungonin pyetjet rreth djalit të tyre Diellit, nga ku Eduarti zbuloi se vogëlushi i ngjan ndan më shumë atij dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta, “Është komplet si unë”. u shpreh ai me krenari.