Pasi tronditi me rrëfimin e saj se ishte dhunuar e trafikuar në moshën 13 vjecare, Miss Kosova jep të tjera detaje nga makthi i përjetuar. Tmerri zgjati 8 ditë, e nga sa rrëfeu Tuti Sejdiu për “Prive”, kishte qenë pikërisht fqinji i saj që e kishte nisur nga Kosova drejt Serbisë, ndërsa u kthye në shtëpi vetëm falë Interpolit.
“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi. Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, është shprehur Miss-i. ajo iu përgjigj dhe akuzave se e bëri publike këtë ngjarje të rëndë për famë e viktimizim duke thënë se: “E tregova historinë e jetës për dy arsye: për babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”.



















