KreuCelebrity

Përmbytjet në Gjermani, shkon në 133 numri i viktimave

Vijon të rritet numri i viktimave, deri më tani raportohen 133 viktima si shkak i asaj që po konsiderohet përmbytja e shekullit në Gjermani. Sipas policisë 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Ëestfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz. Situata në Erftstadt-Blessem pranë Këlnit u përkeqësua në mënyrë dramatike të premten. Ndërkohë që rritet frika për viktima të tjera. Administratori i Qarkut Frank Rock (CDU) tha se rryma erdhi shumë shpejt.

Në rrethin e Heinsberg, një digë në Rur është thyer. Sipas informacionit nga qeveria e rrethit të Këlnit, punëtorët e shpëtimit kanë filluar të evakuojnë rrethin e Ophoven në Wasserberg.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF