Daljet e saj publike janë tejet të rralla, ndaj një paraqitje në publik për të ndjekur një ndeshje basketbolli e aq më tepër në shoqërinë e një mashkulli me të cilin s’është parë ndonjëherë, për Adele është një ngjarje nga ato që bëjnë të lindin aludime.
Këngëtarja e famshme britanike është fotografuar këtë fundjavë teksa po ndiqte një ndeshje basketbolli me Rich Paul agjentin e yllit të NBA James LeBron.
Mediat britanike shkrujanë se dyshja ka nisur një romancë dhe kjo është dalja e tyre e parë publike që me siguri do të pasohet nga dalje të tjera. Pak javë ma parë u përfol se Adele kishte nisur një romancë me reperin Skepta pasi ata u panë të darkonin së bashku, por sipas burimeve pranë artistes mes dyshes ka qenë vetëm një takim pune.



















