KreuCelebrity

Eni Koçi flet për marrëdhënin me djalin 16 vjeçar të Genc Prelvukaj!

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj shijojnë çdo ditë romancën e tyre disa vjeçare. Për ata që s’e dinë, Genci dikur ka qenë i martuar dhe nga ajo martesë ka një djalë 16 vjeçar.

Disa prej ndjekësve të këngëtares nga Shqipëria ishin kureshtar të dinin se çfarë raporti ka krijuar Eni me djalin adoleshent të partnerit të saj, pyetje se cilës artistja ju përgjigj me shumë dëshirë.

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim”; tregoi Eni

Qysh prej nisjes së romancës me këngëtarin nga Kosova, Eni Koçi e ka parë të arsyeshme të shpërngulet në Prishtinë ku edhe bashkëjeton me Gencin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF