Ndonëse shumë do të preferonin ta bënin përditë një veprim të tillë, keshillohet ne fakt që flokët të mos lahen kaq shpesh, në mënyrë që të ruhen vajrat natyrorë të lëkurës, të cilat ushqejnë rrënjët e tyre. Armina Mevlani me sa duket, një gjë të tillë e mban parasysh dhe e vë në zbatim. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory, blogerja u përball edhe me këtë pyetje: “Sa herë në javë i lan flokët”? Ajo u përgjigj pa hezitim. “Mundohem 2-3 herë në javë por varet nga eventet (ka raste dhe më shpesh) Më e mira është 2 herë,”-ka shkruar Armina.



















