Në moshën 56 vjecare, Sarah Jessica Parker u fotografua nga paparacët gjatë takimit me disa miq, ku aktorja e njohur u shfaq me një pamje krejtësisht natyrale: flokët e mbushur me thinja dhe pa pikë make up-i në fytyrë. Ndonëse është konsideruar një femrat më të kuruara në parajsën e filmit, Hollivud, ajo ka zgjedhur t`i “shpalosë” me krenari flokët e bardhë teksa po bën një pauzë prej filmimeve për “Sex and the City”.
Më flokët e kapura gërshet, ajo dukej kaq larg personazhit që interpreton, Carrie Bradshaw. Megjithatë, duket që ndihet mjaft mirë me veten e saj kështu. Rinisja e serialit po pritet me kërshëri të madhe, por këtë radhë do të mungojë aktorja Kim Cattrall që interpreton Samantha Jones, dhe arsyeja duket se ka qenë pikërisht një zënkë e hidhur me Parker.



















