Si një nënë e re e angazhuar, këtë fundjavë Emma Roberts shijoi kohë të merituar e vetme në Boston.
Aktorja 30-vjeçare, Emma Roberts, u pa duke ecur nëpër Beacon Street, duke treguar stilin e saj me një veshje me këmishe të bardhë, xhinse të zeza dhe një palë sandale te zeza. Ajo e kombinoi veshjen e saj me një çantë të gjelbër duke shpalosur një shumëllojshmëri ngjyrash.
Emma dukej magjepsëse me flokët e saj bionde të lëshuara që shkonin me fytyrën e saj të ndritshme.
Aktorja ka qenë në Boston javët fundit duke filmuar serialin e saj First Kill për Netflix përmes Belletrist Productions.



















