KreuCelebrity

E shpallur në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina arrestohet në Prishtinë

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme, në lokalin në Prishtinë të cilin ajo e ka në pronësi.

Prej kohësh Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj. Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, nga ku ajo u arratis, ndërkohë që në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë që ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF