Mjaftoi një foto e postuar prej saj me të birin në krahë, që ndaj Emily Ratajkowskit të vërshonin lumë komentet negative, e disa ndjekës madje, ta cilëson si “të padenjë për të qenë nënë”. 30 vjecarja u sulmua për mënyrën sesi po e mbante vogëlushin, e kjo e ka prekur shumë.
Ajo reagoi duke kujtuar një episod të ngjashmë me Britney Spears, e cila kur u bë nënë në të 20-tat, u shfaq me djalin e saj të vogël në prehër teksa ngiste makinën.
Emily bëri një postim në rrjetet sociale. “Të gjithë reflektuam mbi Britneyn pasi e quajtëm atë një mama të keqe kur ajo shfaq me djalin në prehër dhe në makinë. Ne folëm se si duhet të bëjmë më mirë, dhe me kulturë, ndërkohë komentet e mia janë të mbushura me urrejtje se si nuk e meritoj të jem nënë. Turp për të gjithë ju. Nuk më intereson nëse më urreni mua, nëse urreni të famshmit apo thjesht urreni gratë, por është e frikshme të bëhesh prind dhe dikush të të thotë se je një nënë koti. Askush nuk e meriton këtë”, ka shkruar modelja.



















