KreuCelebrity

Komiteti i ekspertëve, lë në fuqi disa masa!

Komiteti i ekspertëve, lë në fuqi disa masa!

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës deri në orën 23:00 të mbrëmjes, ndërsa ora policore dhe masat e tjera do të mbeten të pandryshuara. Ai njoftoi sot shtyrjen me 60 minuta të muzikës nëpër lokale. Me vendimin e ri muzika në lokalet e natës në Shqipëri do të lejohet deri në orën 23:00, nga 22:00 që lejohej më parë. Zëvendësministrja Mira Rakacolli  u shpreh se kemi një situatë të qëndrueshme epidiemologjike në një kohë që turizmi ka filluar normalisht. “Komiteti i Ekspertëve, duke u bazuar në të dhënat e hetimit epidemiologjik për rastet e infektuara, duke u bazuar dhe në vijimësinë e procesit të vaksinimit si dhe vaksinimin masiv si një nga elementët kryesorë të mbrojtjes nga infeksioni, propozon zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës nga 22:00 që e kemi patur, në orën 23:00. Ndërsa masat e tjera vazhdojnë të mbeten në fuqi, siç kanë qenë më pare dhe që kanë hyrë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 2021”, ka njoftuar  Rakacolli.

Ndërsa masat e tjera të njoftuara që më 1 korrik nuk kanë ndryshuar. Masat e pandryshuara janë këto:

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF