Ashtu si shumë personazhe të famshme, që janë mësuar të bëjnë të tjerët gjithcka për ta, edhe Rita Ora e paska këtë “problem”. “Të palarat”, këngëtares ia nxorri një mik i saj, Nick GrimShaw.
“Ishte shumë gallatë të shkoje me pushime me Ritën. Ajo nuk di të bëj asgjë. Duke qenë se është një yll, çdo gjë duhet të bëhet gati nga të tjerët, sepse ajo është shumë e zënë. Nuk është vetëm ajo kështu, të gjithë yjet e popit nuk dinë as s’i të vendosin një ibrik. Duhet t’i shkruajnë dikujt ‘Dua të shkoj për drekë më vonë’, më pas dikush tjetër do telefonojë dikë tjetër”, ka thënë ai. Nick rrëfeu po kështu se vetëm ngaqë nuk arriti të bëhej gati në kohë, Rita humbi natën e ndërrimit të viteve. “Kur përfundova X Factor një grup me 12 veta shkuam me pushime në Miami dhe erdhi edhe Rita Ora. Në mbrëmjen e Vitit të Ri unë isha si DJ në festë. Rita nuk dukej asgjëkundi dhe erdhi në festë në orën 2 të mëngjesit. Nuk arriti të ishte e pranishme në natën e ndërrimit të viteve dhe tha më pas ‘Më vjen keq. M’u desh shumë kohë të bëhesha gati’”, ka shtuar Nick.



















