KreuCelebrity

Historia e panjohur e Zelda Fitzgerald, idetë e së cilës u vodhën nga bashkëshorti-shkrimtar i famshëm!

Shumë e njohin vetëm si Zelda Fitzgerald, bashkëshortja dhe muza e shkrimtarit me famë botërore, F. Scott Fitzgerald. Ata nuk e dinë se Zelda ishte dhe vetë shumë e vecantë. Një ikonë e viteve 1920, dhe një vit prej figurave më të rëndësishme të së ashtëquajturës “epoka e xhazit”, ajo ishte kërcimtare, piktore e mbi të gjitha, shkrimtare!

Ajo që nuk dijnë gjithashtu është se Scott ia detyronte të shoqes një pjesë  të suksesit të tij. Në mënyre të paskrupullt, sic pretendohet së fundi, ai kishte vjedhur idetë e saj dhe shkrimet.

E lindur në Montgomery të Alabamës në 1900-tën, Zelda ishte aktive, rebele dhe provokuese, Ajo kërcente, pinte alkol e duhan në publik, dhe kërkonte në mënyrë të vazhduar të sfidonte normat konvencionale. Scott, që më vonë do të njihej si një prej shkrimtarëve më brilante amerikane, ra cmendurisht në dashuri me të, kur ai ishte 22 vjec dhe ajo 18.

Ishte Zelda vetë ajo që pohoi në një shkrim se ai kishte shfrytëzuar aftësitë e saj artistike. Plagjiatura fillonte nga shtëpia, ku sic thoshte pas martesës iu zhduk në mënyrë të mistershme ditari i saj, ndërsa më vonë gjente më vonë mes rreshtave të të shoqit pjesë shkrimesh të hershme të vetat, të cilat sigurisht, ishin redaktuar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF