KreuCelebrity

Moderatori zbulon gjininë e bebit, dhe kërkon ndihmën e publikut për një “hall” që ka!

Aktori dhe moderator i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu po e pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Pak kohë më parë ai njoftoi se e shoqja, Iva është në pritje të ëmbël dhe tani rrëfyen të dy tek “Pushime on Top”, se do të bëhen prindër të një djali. Ndonëse, sic tha Dori, dëshirën e kishin tjetër.

“Me thënë të drejtën, edhe unë, edhe Iva kemi qejf për vajzë. Unë e di gjininë e bebit, por kemi qejf shumë për vajzë…” – tha ai pak përpara se të zbulonte se në fakt, Iva është në pritje të një djali. Lumturia megjithatë është njësoj, por i ka zënë halli për emrin. Dori kërkoi ndihmën e publikut për sugjerime, dhe kriteret nuk janë të vështira: ai thjesht duhet të jetë i vecantë dhe i shkurtër, e të mbahet mend nga të gjithë!

 

 

A post shared by Dorian Ramaliu (@dorian_ramaliu)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF