Gjatë lançimit të albumit më të ri, West performoi këngën e tij më të re ‘Welcome to my Life”, me të cilën shpërtheu në lot pasi përfundoi së kënduari.
Kënga e tij e re flet rreth dy viteve të tij të vështira, të cilat përfshijnë ndarjen e tij nga Kim Kardashian, kaosin në llogarinë e tij të Twitter dhe përpjekjen e tij të dështuar për t’u bërë Presidenti i SHBA. Në këngë, ai krahason shtëpinë e tij dhe Kim në Calabasas, me burgun. 44-vjeçari thotë në tekst: “Thuaju atentatorëve që unë shpëtova nga Calabasas.”
“Është një këngë shumë e thellë, e trishtuar për Kanye, me të cilin reflekton për martesën e tij me Kim. Ai flet për fëmijët dhe e përmend që ajo merr gjithçka. Pasi këndoi këtë këngë, ai ndaloi për dy minuta dhe qau. Ishte vërtet e trishtë”, tha një burim për “The Sun”.
Kanye organizoi festën për albumin e tij të dhjetë, “Donda”, i quajtur kështu në nder të nënës së tij të ndjerë. “Donda” është punimi i tij i parë që kur Kim, bëri kërkesë për divorc në shkurt dhe pritet të dalë në treg të premten.



















