Pasditen e së martës e ftuar në programin “Rudina” ishte një artiste e re, për të cilën nuk kishim dëgjuar më parë. Ndonëse e lindur dhe e rritur ne Suedi Annie fliste një shqipe të pastër, teksa rrëfeu para Rudina Magjistarit për pasionin e saj për muzikën.
Pjesëmarrëse në garën e taleneteve në “Sëedish Idol”, e reja e ka trasëguar talentin nga nëna e saj, që është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar.
Nertila Koka, aktore dhe këngëtare e njohur ka trashëguar genet prej artisteje tek e bija, Annie që ka nisur rrugën e bukur të artit.
Përpos këngës, e bija e artistes shqiptare ka realizuar edhe podcast të sajin, që ka rezultuar tejet i suksesshëm.
Gjatë bisedës në studio Annie tregoi se muzikën shqiptare e ndjek, si atë popullore tek e cila veçon këngëtaren Merita Halili, edhe atë moderne tek e cila veçon këngëtaren Elvana Gjata.
“Nëse do të flisja për artistët shqiptarë, përveç popullore si Merita Halili që më pëlqen shumë, edhe mami kuptohet, Elvana Gjatën e kam shumë qejf, i di të gjitha këngët. Më pëlqen shumë muzika shqiptare, ua tregoj të gjitha shoqeve, e dëgjoj shpesh”; tha Annie
Nertila Koka la karrierën artistike dhe u shpërngul drejt Suedisë më shumë se 25 vite më parë së bashku me bashkëshortin i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta para disa vitesh.



















