KreuCelebrity

“ O Zot, dëgjojeni zhurmën”, Jeff Bezos fluturon në hapësirë- përjetimi i miliarderit!

Udhëtimi zgjati vetëm 11 minuta, por aq duket ishin mjaftueshëm për Jeff Bezos. Miliarderi donte të përjetonte shkëputjen nga planeti, dhe ta shihte atë nga larg me të gjithë madhështinë e tij, e ia doli. Themeluesi i gjigandit të kompanisë online, Amazon fluturoi drejt kozmosit bashkë me vëllain e tij, Mark, piloten veteran Wally Funk 82 vjece dhe një student 18 vjecar nga Holanda, djali i një milioneri që kishte blerë biletë për këtë aventurë të rrallë.

Pajisja me të cilën ata udhëtuan, New Shepard, ka dritaret më të mëdha nga cdo mjet tjetër që ka shkuar në hapësirë, duke ofruar kështu pamje mahnitëse të Tokës. Anija raketë e krijuar nga kompania e Bezosit, Blue Origin, është dizajnuar për të krijuar treg për turizëm në kozmos. Para nisjes, Bezos tha për kanalin televiziv CBS News se ishte shumë entuziast. “Njerëzit më pyesin nëse jam nervoz. Në fakt nuk jam. Jam kurioz. Dua të shoh se çfarë mund të mësojmë”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF