Kureshtjes për jetën intime nuk i shpëtuar as Hygerta Sako, e cila duket se është përballur aq shumë me pyetje të tilla sa e ndjeu të nevojshme t`i kthente një përgjigje të drejtpërdrejtë e të fortë. “Nuk dua burrë”, tha ajo në një intervistë në “Ora Verore” ku nuk reshtën pyetjet mbi një partner.
“Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënë time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd”, tha Hygerta. Sakaq, më herët për “Live from Tirana”, qe shprehur se gjetja e njeriut të duhur, nuk është dhe aq e lehtë. “Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, u shpreh moderatorja sportive.



















