KreuCelebrity

Dasëm së shpejti? Cfarë thonë Dojna dhe Vlashenti!

U bënë më shumë se tre vite tashmë që janë bashkë, ndonëse lidhjen e tyre zgjodhën të mos e bënin publike që në fillim. Dojna Mema dhe Vlashent Sata, që duket sikur janë praktikisht të pandashëm tashmë, dhanë intervistën e parë si çift tek Adi Krasta, ku u pyetën vec të tjerash edhe nëse kanë në plan martesën.

Vlashenti tha se nuk i ka patur me qejf dasmat, por meqë Dojnës i pëlqejnë do t’ia plotësojë asaj dëshirës. “Nuk do ta bëjmë nesër dasmën kemi kohë ta mendojmë, mund ta bëjmë për disa ditë ndoshta”- u shpreh me tone humori. Dojna foli për një ceremoni të mbledhur, ku do të ftohen njerëzit e tyre më të dashur. Vlashenti më tej permendi momentet e para të njohjes së tyre. “Unë dukesha ai djali ‘boring’ intelektual që ndonjëherë e teproj dhe ajo me batutat e mia kurse ajo më ka mahnitur. Mendova se ishte një vajzë e bukur ekrani me zhdërvjellësinë e një programi për të rinj siç ishte “Pop Culture”. Ndërkohë, Dojna ka një inteligjencë që është e rrallë për ekran dhe jemi shkrirë duke qeshur. Thash uau kjo goca qenka e mrekullueshme, kjo ishte njohja jonë e parë. Sot, të kesh një njeri që të do, jeta merr më tepër kuptim”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF