KreuCelebrity

Vaji i kokosit, sekreti për flokë të mrekullueshëm!

Ka shumë vajra që mund të ndihmojnë flokët e dëmtuar, e t`i rikthejnë atyre shkëlqimin e bukurinë, por njërin prej tyre e kemi kaq pranë! Bëhet fjalë për vajin e kokosit, i cili thuhet se mund të bëjë mrekulli. Po si mund ta përdorim saktësisht për ta transformuar flokun tuaj?

Mënyra më e mirë është ta vendosni përpara larjes me shampo. Ai duhet masazhuar nga rrënjët tek majat në mënyrë që të zbusë ndikimin e ashpër të disa kimikate që përmbajnë shumë shampoo, duke i bërë flokët të ashpërsohen.

Këshillohet po ashtu që ai të vendoset nga pak mbi flokë përpara lyerjes apo fijeve, në mënyrë që të ofrojë sa më shumë mbrojtje.

Vaji i kokosit duket se ndihmon jo vetëm kundër majave të djegura, por edhe elektrizimit të flokut, një problem ky që haste më shumë gjatë stinës së ftohtë.