Ylli i serialit “Vanderpump Rules”, 30-vjeçarja Lala Kent, me sa duket po e lë në hije Megan Fox, pasi aktorja nuk mori pjesë në premierën e filmit të saj më të ri, “Midnight in the Switchgrass”, të cilin e drejtoi i fejuari i Kent, Randall Emmett.
Kent postoi një foto të saj në Instastory duke qëndruar para posterit të filmit dhe u duk se bllokoi qëllimisht Megan Fox duke pozuar para saj. “Kaq e ngazëllyer për këtë !”, shkroi aktorja përkrah fotografisë, pikërisht aty ku do të shfaqej emri i Fox.
Lala Kent shpërndau gjithashtu një përmbledhje të postimeve uruese për të gjithë anëtarët e kastit në Instastory, duke përjashtuar Fox dhe Bruce Willis, të cilët nuk morën pjesë.
Është e paqartë pse Willis nuk mori pjesë, pasi ai gjithashtu ka një rol madhor në film, ndërkohë, Fox nga ana e saj, shpjegoi se ajo nuk do të dilte në premierë për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19 në LA.



















