KreuCelebrity

Megan Fox zbulon arsyen se pse nuk konsumon më alkool

Pas disa deklaratave të çuditshme që ka bërë në Golden Globes 2009, Megan Fox ka vendosur të heqë dorë nga alkooli.

Aktorja në një intervistë ekskluzive për “Who What Wear” tha se gjatë ceremonisë, teksa ishte ulur në një tavolinë me Blake Lively dhe tre vëllezërit Jonas, kishte pirë shumë. Megan kuptoi që kur është nën efektin e alkoolit flet më shumë seç duhet, ndaj pas asaj ceremonie vendosi të mos pijë më.

Në një video të marrë nga TMZ, Megan i referohet intervistës me ish-moderatoren e E!Neës , Guliana Rancic, ku pasi ajo e quan Megan “të bukur”, ajo përgjigjet duke thënë, “Jam e sigurt që jam sozi e Alan Alda. Jam trans. Jam një burrë. Jo, jam e tmerruar nga pasiguria dhe jam gati për të vjellë tani. Jam kaq e tmerruar që jam këtu dhe jam në siklet dhe e frikësuar.”

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF