KreuCelebrity

Pas kritikave, këngëtari shqiptar i del në mbrojtje Capital T

Pasi ndjekësit vunë re se në videoklipin e këngës “Buzëqeshje” mungonte kryqi i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, Capital T mori kritika të shumta. Në lidhje me këtë situatë artisti pati një reagim në rrjetin e tij social, ku sqaroi se ky gabim ishte i produksionit dhe ai vetë nuk kishte lidhje, duke shtuar faktin që në Instagramin e tij kryqi i kishës ishte i dukshëm.

Ndërkohë së fundmi këngëtari Mateus Frroku ka zgjedhur të japë mendimin e tij publikisht, duke vlerësuar Capital T për reagimin e shpejtë që pati ndaj situatës së krijuar.

“Unë kurrë si Mateus nuk kam replikuar dhe gjykuar askënd për zgjedhjet e tij në jetën artistike dhe private qoftë. As e kam për kënaqësi dhe kultura ime nuk është e ketij modeli. Aq me pak të mendoj se përfitoj nga postime të tilla. Jam dakord që artistët duhet të jenë suportues me njëri-tjetrin dhe këtë e kam bërë gjithmonë. Por jam kundër që nëpërmjet artit publiku të marrë mesazhin e gabuar. Pata një bisede private me @truekapo dhe e vlerësoj shumë komunikimin me të. HITMAN je dhe atëherë kur me përulësi pranon një keqkuptim t  krijuar edhe pse pa dashjen tënde. Ps: Ne shqiptarët boll e kemi djeg shpirtin tonë duke shkatërruar dhe prishur kisha dhe xhamia. Është koha që të gjithë bashkë të mbrojmë kulturën dhe harmoninë fetare”, shkruan Matues në postimin e tij në Instastory.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF