Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Tiranë, ku pritet të zhvillojë një koncert. Së pari ajo është takuar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi përkrah këngëtares, ku e cilëson atë një si një vajzë të mençur, të edukuar dhe modeste.
“Dua Lipa që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Rama.



















