KreuCelebrity

Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë, “përbërësin” magjik e kemi të gjithë në shtëpi!

Kemi dëgjuar plot raste zonash të caktuara, ku jetëgjatësia e banorëve është mjaft e lartë e disa prej tyre janë në Itali apo në përgjithësi në pellgun e Mesdheut, rajone këto në të cilat konsumohet shumë..vaji i ullirit!

Studime të shumta tregojnë se reagimi i tij në organizëm është vërtet i madh; ata që e konsumojnë rregullisht vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare dhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Mësohet se një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe fare kolesterol. Ky vaj ka gjithashtu antioksidantë beta-karroten e vitaminë E, si dhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol. Ndërkohë, paska veti të mëdha lidhur me aparatin tretës, sidomos stomakun e zorrën e trashë e ndihmon dhe në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, apo inflamacionit të menjëhershëm të pankreasit. Për këtë arsye, dhe këshillohet konsumimi i një luge vaj ulliri ( ekstra të virgjër mundësisht) në mëngjes herët, për të ndihmuar organizmin e për t`iu dhënë energji!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF