KreuCelebrity

Jo vetëm fustane të bardha, Vanessa Hudgens shkëlqen me kostumin e bardhë të linosë!

Thjesht, por bukur: Vanessa Hudgens shkëlqeu në festivalin Italian të filmit në Santa Margherita di Pula, ku u shfaq me një kostum të bardhe linoje. Me xhaketën e shkurtër me dy kopsa dhe pantallonat me një prerje të lehtë flamur poshtë, aktorja dukej mjaft elegante. Veshjen e kishte kompletuar me një varëse me perla dhe një cantë të vogël e të bukur ngjyrë bezhë.

Në festival merrnin pjesë edhe emra të tjerë të njohur të botës së filmit si Heather Graham, Elizabeth Olsen e Harvey Keitel. Graham ka preferuar një fustan me pika dhe kopsa përpara, e po kaq thjesht u shfaq dhe Olsen, me veshjen e saj mjaft sportive.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF