Këtë të enjte Kanye West u nderua nga publiku, duke qëndruar në këmbë, pas premierës së albumit të tij të dhjetë të shumëpritur “Donda” në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, Georgia.
Prezantimi i albumit të reperit 44-vjeçar u transmetua drejtpërdrejtë në Apple Music dhe u ndoq live nga ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian dhe dy nga katër fëmijët e tyre.
Albumi “Donda”, titull të cilin reperi ia ka vendosur në nder të nënës së tij të ndjerë, u jep fansave të devotshëm një “vështrim” mbi martesën e tij të shkatërruar me Kim Kardashian. Një moment i veçantë dhe prekës ishte kur reperi filloi të luante një këngë me titull “Dashuri pa Kushte”, mesa duket kushtuar martesës së tij të dështuar me Kim, gjë që bëri që Kanye të gjunjëzohej.
Pjesë prekëse ishte edhe momenti kur zëri e nënës së ndjerë të reperit, Donda, dëgjohej vazhdimisht duke thënë, “Pavarësisht çdo gjëje t’i kurrë nuk duhet ta braktisësh familjen”.



















