Shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme.
Vera Isaku kreu studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës, dhe pas tij së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku, ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike. Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj



















