Elton Deda rrallë bën postime që lidhet me jetën private, të cilën preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Por në 16 vjetorin e lindjes, ai ka vendosur t`i dedikojë të birit një letër publike, ku i përcjell të gjithë dashurinë e tij, ndërsa pranon dhe “fajet”. “Biri im i shtrenjtë. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur që disa nga detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur me sukses, të kërkoj ndjesë që nuk të jam pranë. Por unë të dua dhe do të të dua gjithmonë ashtu si të desha sot para 16 vjetësh, kur piskama jote buçiti gjithë tërsëllimë në këtë botë të çuditshme. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i bardhë ashtu siç di vetëm ti të jesh. Të dua fort. Babi”, shkruan kantautori i njohur.
Ish bashkëshortja e tij, vajza e aktorit të ndjerë Pirro Mani, Jola, jeton në SHBA bashkë me djalin. Ajo dhe Eltoni i dhanë fund martesës në vitin 2012.



















