Tom Cruise është duke shijuar pushimet në një jaht superluksoz prej 32 milionë paund në Cornwall.
Anija mahnitëse e quajtur “Triple Seven” u pa në portin e Penzance të enjten në mëngjes, disa orë pasi hipi 59-vjeçari Cruise.
“Triple Seven” mund të merret me qira për një tarifë marramendëse prej 460 573 paund në javë, dhe ishte për herë të fundit në treg me vlerën rreth 38,000,000 paund.
Në bord përfshihen një xhakuzi në kuvertë, një palestër, një kuvertë dielli dhe platformë noti. Anija mund të akomodojë deri në 10 mysafirë në pesë dhoma të ndryshme, duke përfshirë suitë mahnitëse, tre kabina dyshe, një kabinë dyshe më të vogël dhe dy shtretër që tërhiqen nga muri.
Hapësira e jashtme është po aq luksoze, me një vaskë të gjerë të nxehtë e cila është zhytur në parket në pjesën e pasme të jahtit luksoz.



















