Sipas Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e princit Andreë dhe nëna e Princeshave Beatrice dhe Eugenia, u shpreh se princesha Diana do të ishte shumë krenare për dy fëmijët e saj, dhe gjithashtu do t’i donte bashkëshortet e tyre, Kate dhe Meghan.
Duke folur për revistën People, Sarah Ferguson, Dukesha e Jorkut, tha: “Nëse ajo (Diana) ishte ulur me mua tani, e di që ajo do të thoshte, “Unë jam shumë krenare për djemtë e mi dhe për bashkëshortet e mrekullueshme që ata kanë zgjedhur”.
Sarah Ferguson, Dukesha e Jorkut, dikur ishte një shoqe e ngushtë e princeshës së ndjerë. Ato e njihnin njëra-tjetrën shumë kohë përpara se të bashkoheshin me familjen mbretërore. “Diana ishte shoqja ime më e mirë dhe personi më me humor që kam njohur”, u shpreh ajo për Princeshën Diana.



















