Shtëpia e Beyonce është përfshirë nga flakët, ngjarje kjo e cila vjen pasi në muajin mars grabitësit i hynë në banesë duke i marrë çanta dhe bizhu në vlerë rreth 1 milion dollarë. “New York Post” raportoi se vila në Nju Orlins u përfshi nga zjarri dhe u desh të ndërhynë 22 zjarrfikës për ta vënë nën kontroll.
Këngëtarja dhe bashkëshorti Jay-Z nuk gjendeshin në shtëpi në momentin e flakëve, shkaqet e të cilave nuk dihen ende. Mësohet se zjarri u shua pas dy orësh. “Nuk pati të plagosur, as të evakuuar. Nëse zjarrfikësit nuk do të kishin shkuar aty me shpejtësi, gjithçka do të kishte vajtur shumë më keq. Shtëpia është historike”, tha një zëdhënës i çiftit.
Policia në Nju Orlins nisi hetimet pasi autoritetet morën një sinjalizim për një person të dyshimtë në zonë në momentin e zjarrit. Dëmet materiale mbeten ende të vlerësohen dhe mësohet se vila vlen 2.4 milionë dollarë.



















