Lady Gaga postoi për gjithë ndjekësit e saj një video në Instagram, kur sapo kishte dalë nga pishina. Ajo kishte veshur me një palë rroba banjo portokalli, dhe si aksesorë kishte zgjedhë një rrip prej zinxhiri Channel, të cilin e kishte vendosur rreth ijëve, dhe më tej e kishte kompletuar pamjen e saj me syze dielli.
Ka qenë një verë mjaft e nxehtë për fituesen e Grammy e cila në javët e fundit, ka shpërndarë disa fotografi në mediat sociale, teksa bën banjo dielli.



















