KreuCelebrity

Kunata flet për Lady Dianën: “ Atë e quanin shenjtore, mua mëkatare, por…”

“Për shtypin ishte gjithmonë Diana e bukur dhe pastaj vinte Fergie e trashë dhe e ngathët “, thotë Sarah Ferguson në një intervistë për revistën People, duke kujtuar vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, si dhe miqësinë e saj me Lady D.” Ata na kishin etiketuar si shenjtorja dhe mëkatarja, ” kujton ajo, por e vërteta prapa historive të tabloidëve  ishte krejt e ndryshme. Ndonëse donin që të ishin rivale, dy kunata në fakt shkonin mirë, ishin gjithmonë të gatshme për të mbështetir njëra-tjetrës e për t`i dhënë një dorë në momente të vështira. Pavarësisht të gjithë sulmeve, ato arritën të qëndronin të bashkuara. “Përkundër të gjitha sulmeve, ne arritëm të qëndrojmë së bashku. Edhe pse ka ende nga ata që ende shkruajnë të kundërtën, ” thekson Ferguson në intervistë. Miqësia ndërmjet saj dhe Lady Dianës daton që përpara se të bëheshin pjesë e familjes mbretërore dhe pavarësisht vështirësive, gjithmonë i qëndruan pranë njëra-tjetrës. “Ne të dyja përjetuam probleme të shëndetit mendor. Më kujtohet që ajo më tha: “Fergie, kur je në majë të piedestalit është shumë e lehtë të biesh. Tani ti je poshtë. Shiko anën e mirë, nuk mund të bësh tjetër vecse të ngjitesh lart”, kujton Dukesha e Jorkut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF