Mbesa e princeshë Dianës, Lady Kitty Spencer është martuar me miliarderin Michael Lewis këtë të diel.
Lady Kitty, 30 vjeçe dhe Michael Lewis, 62 vjeç zgjodhën Italinë për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Dasma madhështore u realizua në Villa Aldobrandini në Romë para të ftuarve aristokratë.
30-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan nusërie të stiluar nga Dolce & Gabbana, me të cilin dukej si një princeshë e vërtetë.



















