Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha OK-in e sak aprovimit të vaksinës COVID-19 të prodhuar nga kompania amerikane Moderna. Në këtë mënyrë, EMA pajtohet me imunizimin e fëmijëve të moshave nga 12 deri në 17 vjeç me këtë vaksinë. Deri më tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë mundësia e vetme të të vaksinuarit të miturit në Amerikën Veriore dhe në Europë.
Në Shtetet e Bashkuara, Agjensia e Barnave dhe Ushqimirt, FDA, po shqyrton aktualisht mundësinë e përdorimit të Modernas për moshat nën 18 vjec. Rregullatorët e SHBA-së dhe në kontinentin e vjetër kanë bërë megjithatë thirrje për kujdes pasi si Moderna ashtu edhe Pfizer, janë lidhur me një reagim tejet të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.



















