Pushimet janë momente për të shijuar afërsinë me natyrën, koha për veshje të lirshme e të rehatshme e për të qënë sa më të clirët. Por yjet, edhe në ato momente sërish e kërkojnë glamour-in. Kjo ndodhi dhe me influencen e Youtube”, Molly Mae Hague, e cila ka marrë me vete një garderobë që kushton 10 mijë paundë vetëm për disa ditë pushimesh në Ibiza ( e si mund të konkurohet me këtë)! Në njërën prej fotove të postuara në rrjetet sociale, ylli i “Love Island” shihet me një fustan të “Fendi”, i cili mund të kushtojë 6500 paund e një cantë lëkure, gati 2400 paundë. “Lumturia ka arritur nivelin 1000”, tha ajo, por varet se cfarë nënkupton gjithsecili me lumturinë!



















