KreuCelebrity

Aktorja e njohur, rrëfim befasues: “Prej Covid-it, nuk e pashë vajzën time për dy vjet”!

Koronavirusi është bërë shkas që aktorja e njohur, Kate Beckinsale të mos e takojë vajzën e saj për dy vjet. 47 vjecarja rrëfeu se izolimet e karantinat e vazhdueshme kanë bërë që të mbetet larg të bijës, Lily, e cila është fryt i lidhjes së mëhershme të saj me Michael Sheen.

“Unë nuk e kam takuar vajzën time për dy vjet për shkak të gjithçkaje që u krijua. Një periudhë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte. Dy vjet pa parë fëmijën është gjëja më e keqe që edhe ta mendosh të dhemb. Falë Zoti që ka FaceTime dhe gjithë aplikacionet e tjera se përndryshe s`do njihnim njëri-tjetrin”, tha Beckinsale. Edhe pse Lili është 22 vjec tashmë, ndarja për një periudhë të tillë kohe, padyshim që është mjaft e vështirë për të dyja palët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF