Duket një foto normale dhe mjaft e këndshme ajo e tetë vjetorit të princit George, por sipas mediave britanike, ajo fsheh dhimbjen e nënës së tij, Kate Middleton.
Ajo cfarë e mundon dukeshën është që George mund të dërgohet në shkollë me konvikt! Ekspertja e cëshjteve të familjes mbretërore, kujton se tetë vjec ishin edhe babai i tij princi William dhe Harry kur nisën një shkollë të tillë.
Elser thotë se ka disa ditë që diskutohet në familjen mbretërore nëse fëmija i parë i çiftit duhet të dërgohet në shkollë me konvikt. Kate ka sugjeruar që George të shkojë në një shkollë ditore, pa akomodim. Cështja është a do ta shkelë traditën e hershme. “Në pamje të parë është një foto e ngrohtë, e lezetshme me princin e vogel që një ditë mund të bëhet mbret. Por ajo që e bën këtë imazh kaq interesant është fakti se nënkupton moshën që ka arritur George e kur në të njëjtën Harry dhe William u dërguan në shkollë me konvikt”, thotë ekspertja.



















