KreuCelebrity

Një fustan mëndafshi e bën Rita Orën të duket më në formë se kurrë..

Këngëtarja e famshme Rita Ora aktualisht po qëndron në Los Angeles, pas një qëndrimi disamujor në Australi. Këtë fundjavë ajo shijoi një udhëtim të mbushur me argëtim, teksa u drejtua për në Las Vegas.

Ylli me prejardhje shqiptare, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara e veshur me një fustan mëndafshi i shtypur në ngjyrat zi dhe ari, teksa po udhëtonte për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj Anda Vlasaku. Rita kompletoi pamjen e saj me një palë taka ari dhe një çantë me zinxhirë.

30-vjeçarja ndau gjithashtu me fansat disa fotografi në rrjetet sociale, mes tyre edhe një selfie, të realizuar gjatë rrugës për në aeroprot, me mikun e saj të ngushtë Vas J Morgan.

Kujtojmë që Rita po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me regjisorin Taik Ëaititi dhe së bashku janë duke qëndruar në Los Angeles të Kalifornisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF