Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në këtë sport, pas skualifikimit në “Tokio 2020”. Majlinda Kelmendi është kampionia, e cila i dha Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.
“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, tha Kelmendi.
Kelmendi ka folur edhe për sukseset e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, tw cilat fituan medaljet e arta nw “Tokio 2020”. “Po ndjehem jashtëzakonisht mirë. Jam shumë e lumtur. Për Disin e kemi prit, duke e marrë parasysh formën gjatë vitit. Nuk jemi befasuar. Nora jo që nuk mundet, por nganjëherë është njeri që kalkulon shumë. Jam shumë e lumtur që puna e sakrifica e Tonit po shpërblehet në këtë mënyrë”, tha Kelmendi.



















