Familja Beckham po kalojnë disa ditë në yahctin e tyre në brigjet e Amalfit. Duket se një xhiro e bërë më jetski nga djemtë e David dhe Victoria Beckham është bërë shkas për një incident mes ish-futbollistit dhe karabinierëve italianë.
Policia italiane ka marrë në pyetje David për rreth 45 minuta, pasi ai ka lejuar dy djemtë 16 dhe 10 vjeç të bëjnë xhiro me motor uji. Ligji Italian e ndalon përdorimin e motorëve të ujit për personat nën moshën 18 vjeç.
David Beckham po shijon pushimet me familjen e tij në brigjet e Amalfit në rajonin e Campanias.



















