Adrola Dushi së fundmi ka qenë e ftuar në në emisionin “Pushime On Top”, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj private.
Prej shumë vitesh, modelja shqiptare është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, më të cilin ka edhe një djalë. Ndarja për të nuk ka qenë e lehtë, por të birit ia ka shpjeguar në mënyrën më të thjesht të mundshme. “Përgjigjja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim t’i ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, u shpreh Adrola.
Ndërkohë Adrola zbuloi edhe karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj ideal, “Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”.



















