KreuCelebrity

Alex Rodriguez i bën Jennifer Lopez-it një urim “të tërthortë” për ditëlindje!

Fill pas ndarjes me të në muajin prill, Jennifer Lopez u hodh në krahët e dashurisë së vjetër, Ben Affleck, e kjo padyshim duhet t`ia ketë bërë edhe më të vështirë situatën Alex Rodriguez-it. Ndërsa gruaja me të cilën po planifikonte martesën, tani bën ndoshta të njëjtat plane me dikë tjetër, Alex nuk dihet të ketë ndonjë lidhje tjetër. Megjithatë, ai sërish i bëri një lloj urimi të tërthortë JLo-së për ditëlindje.

Në 52 vjetorin e saj, artistja publikoi foto në Instagram ku shfaqej duke u puthur me Ben. E motra i dërgoi urimin e saj. “Shoqja ime më e ngushtë, të dua sa nuk e shpreh dot. Ti më bën të qesh, jap jetën për ty dhe më ndriçon botën e më inspiron. Ndonjëherë nuk mund ta besoj që kam qenë kaq me fat që Zoti të solli ty në jetën time. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ajo ndërsa Alex i bëri “like” këtij postimi.

 

 

A post shared by Lynda Lopez (@lyndalopez08)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF